Urtësia e Haxhxhit

21/05/2008 00:16

 

Urtësia e Haxhxhit



-Falënderimi i takon vetëm All-llahut xh.sh. Krijuesit të Gjithësisë. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë, paqa dhe shpëtimi qofshin mbi Pejgamberin tonë të ndershëm, Muhammedin s.a.v.s. mbi familjen e tij,mbi shokët e tij dhe mbi ndjekësit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
-Në vitin e 10 të hixhretit i Dërguari i All-llahut xh.sh. u shpalli njerëzve se ai synonte të vizitojë shtëpinë e All-llahut xh.sh për t`ia kryer haxhxhin. Njerëzit vinin nga të gjitha anët e Siujdhesës qofshin ato larg apo afër për t`iu përgjigjur kësaj thirrjeje dhe që të mësonin rregullat e haxhxhit, ashtu si duhet, nga i Dërguari i All-llahut xh.sh.,që të mos binin në mbeturinat e zakoneve të injorancës beduinase dhe të arrinin nderin e shoqërimit në këtë haxhxh madhështor. E mu në këtë haxhxh u mbajt Hutbeja e lamtumirës. Kjo hutbe historike, madhështore e përmbledhëse me të ciëln kurorëzoj kumntimin e porosisë së All-llahut xh.sh. dhe rregullat e fesë së Tij. I përmblodhi mësimet e Islamit dhe rregullat e tij në fjalë përmbledhëse dhe në një këshille të shkurtër e cila e përkufizoi sëmundjen dhe e përshkroi ilaçin.
-Kur zbritën ajetet e urdhërimit të haxhxhit Pejgamberi s.a.v.s e dërgoi djalin e axhës së tij Aliun r.a. që mos të bëjnë haxhxhin idhujtarët. Ai tha: " Veni re " Mos ta bëjë haxhxhin pas sodit asnjë idhujtarë e as mos ta kryejë tavafin rreth Qabes askush lakuriq."
-Në vitin e 9 hixhri, muslimanëve u është bërë obligim haxhxhi. All-llahu xh.sh. këtë detyrë e ka përmendurë me herët në kaptinat mekase, por në formë të sqarimit, duke i lidhur këto sqarime me Ibrahimin a.s..
-Urëdhëri i parë për kryerjen e haxhxhit në bazë të mendimit të një numri të madh të mufesirëve, ka pasur me shpalljen e ajetit 97 të sures Ali Imran.
-Kur`ani çështjen e haxhxhit e trajton në 12 vende në Kur`an. Por haxhxhi është obligim që duhet të kryhet vetëm një herë në jetën tonë edhe atë menjëherë pasi t`i plotësojmë kushtet për të. Disa njerëz kanë një qëndrim të gabueshëm kur thonë se nëse një njeri ndërton ndonjë shkollë, xhami, jep sadaka, aq sa kushton haxhxhi sikur e kryen obligimin e haxhxhit. Por ky mendim është i gabuar, sepse nëse nërton 100 shkolla e xhami nuk bie obligimi i haxhxhit derisa ta kryejë haxhxhin. Edhe një mendim i gabuar qarkullon shumë nëpër popull kur thonë se në haxhxh duhet shkuar kur të plakemi.
-Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:" Shpejtoni në kryerjen e haxhxhit, spese askush prej jush nuk e din se çka mund t`ju pengojë të mos i kryeni."
-Gjithashtu Resulull-llahu s.a.v.s në një hadith tjetër thotë:" Kush posedon mjete materiale dhe kafsh hipëse me çka mund të shkojë deri në Mekke e të kthehet, e nuk e kryen haxhxhin, ai do të vdes si jomusliman."
-Pejgamberi s.a.v.s gjithashtu e nxit ummetin e vet ne kryerjenë e haxhxhit, me qëllim që t`u pastrohen mëkatet. Ai thotë:" Kryenje haxhxhin, spse haxhxhi i pastron mëkatet siç e pastron uji papastërtinë."
-Dhe gjithashtu shpërblimi më i madh për haxhxhin e pranuar, është Xhenneti. Pejgamberi s.a.v.s. thotë:" Për haxhxhin e kryer në rregull dhuratë është vetëm Xhenneti". Gjithashtu thotë:" Haxhxhi dhe Umreja i djegin mëkatet e bijve të Ademit a.s. siç e djeg zjarri dryshkun e hekurit". Mendoj se këto fjalë janë mjaft motivuese që haxhxhi të bëhet preokupimi ynë kryesor dhe kur të kryhet të bëhet me vëmendje, e jo pasi që të kthehet haxhxhiu nga haxhxhi të vazhdojë vetit e tija të këqia sikur që janë shpifja, përgojimi, sharja etj, të cilat i ka vepruar para se të shkojë në Haxhxh.
-All-llahu xh.sh thotë: Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson All-llahu s`ka nevoj për njerëzit.
-Pejgamberi s.a.v.s. njeriun i cili kthehet nga haxhxhi pa bërë mëkate e konsideron të pastër pa mëkate sikur foshnja e posalindur. Ai thotë:" Ai i cili e kryen haxhxhin dhe nuk flet fjalë të këqija, kthehet i pastërt nga mëkatet sikur ditën kur ka lindur nga nëna e tij."
-Vëllau im musliman, nxito për të kryer obligimin e haxhit posa të kesh pasuri që të mjaftojë të shkosh dhe të arish, sepse nuk ka rëndësi shpenzimet pas haxhxhit, si dhënie dhuratash, embëlsirash, sepse All=llahu xh.sh nuk pranon arsyetim për mos shkuarjen në haxhxh. Prandaj, nxito dhe shko në haxhxh, para se të sëmuresh, ose të varfërohesh apo para e të vdeish si kundërshtar i urdhërave të All-llahut xh.sh., sepse haxhxhi është një nga shtyllat kryesore të Islamit.
-Është me rëndësi të përmendim se para se të nisim për në haxhxh duhet të pajtohemi me ata njerëz me të cilën kemi pasur ndonjë armiqësi, grindje dhe hasmëri dhe githashtu duhet që të shlyhen borxhet.
-Namazi që falet në Qabe ka më shumë vlerë se 100.000 namaze që falen në ndonjë xhami tjetër, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Një namaz që falet në xhaminë time është më i vlefshëm se 1000 namaze që falen në xhamit tjera, përvecë në Mesxhidul Haram".

Search site