Vitaminat

Ushqimi dhe shëndeti ynë

 

A e dini se miliona të rinj dhe pleq, shumica në botën e zhvilluar, vdesin çdo ditë për shkak të ushqimit dhe ujit të ndotur? Dhe, a e dini se sipas Qendrës për kontrollin e sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara çdo vit 75 milionë amerikanë vuajnë prej ushqimit të lidhur me sëmundje dhe rreth 325 000 prej tyre hospitalizohen dhe 5000 prej tyre vdesin?

Pavarësisht nga statistikat e tilla dhe paralajmërimet e shumë shkencëtarëve dhe udhëheqësve nga mbarë bota; katastrofa rrjedh prej ndotësve si: pesticidet dhe kancerogjenët në prodhimet tona; helmuesve në detet tona dhe përhapjes së sëmundjeve të reja dhe të rrezikshme si Lopët e Çmendura dhe sëmundja e gripit Avian. Ruajtja bujqësore dhe procesi i prodhimit sipas shumicës nuk ka ndryshuar edhe përkundër dobësimit të ushqimit dhe shëndetit tonë,.
"Ne jemi në një eksperiment masiv i cili është duke na mbytur neve," tha Tim Leng, profesor i politikës udhqimore në Universitetin "Thames Valley". Ai shton:
"Ne kemi ndërhyrë në gjithë procesin e natyrës dhe ajo çka po ndodhë tani është një prej anktheve më të rënda." Kjo është shumë e vërtetë. Është thënë se shumë muslimanë ose nuk janë të vetëdijshëm për këtë fakt ose thjesht e injorojnë atë megjithëse kjo është themelore në porositë e Kur'anit dhe të Sunetit.

Në suren Rrahman Zoti dhe Krijuesi ynë, Allahu-i Urti, thekson disa fakte që lidhen me mënyrën që njeriu duhet ta trajtojë natyrën. T'i lexojmë nëntë ajetet e para:
"Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë). Ai ia mësoi Kur'anin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit). Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!" (55: 1-9)

Jo vetëm përsëritja e peshimit dhe e matjes së drejtë rrënjos thelbin e tyre në jetë, gjithashtu urdhëron ata të drejtojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore për prehjen e krijimit dhe madje sadoqë konceptet e paraqitura në këto ajete janë paraqitur edhe tjetërkund në Kur'an, kjo kaptinë i bashkon ato në mënyrë unike: gjithë diturinë që njeriu e mëson nga Kur'ani dhe jeta është menduar ta ndihmojë njeriun ta mbajë të balancuar bashkëjetesën e ndershme dhe të harmonishme me krijesat e tjera, jetën që është e karakterizuar nga bëmirësia dhe mëshira siç tregohet në titullin e kaptinës dhe në fjalët e para të saj, Mëshiruesi.

Por, Kur'ani tregon se njeriu nuk do të jetë i kufizuar në këtë udhëzim sepse shejtani është betuar ta mashtrojë atë dhe ta bëjë atë të mjerë:
"Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata dotë shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi." (4: 119)
Unë gjithmonë kam pasur vështirësi për ta kuptuar domethënien e këtij ajeti përderisa nuk kam filluar të mësoj për ndryshimet gjenetike të origjinës së ushqimit tonë dhe planeve të disa shkencëtarëve për ndërhyrjen rreth krijimit të njeriut.

Njeriu aktuakisht këmbëngul në keqtrajtimin e natyrës derisa ai e rrënon atë. Kur'ani paralajmëron njeriun se ajo do ta lëndojë atë:
"Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat)." (30: 41)
Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë alkimisti dhe mjeku zvicerian Paracelsusi (i cili vdiq më 1541) ka miratuar:
“Arsyeja bazë e sëmundjes së njeriut është pasojë e mëkateve tona të ligjeve të përgjithshme të jetës.” Njerëzit çdoherë duhet ta kenë parasysh se ajo çka zgjedhim për të ngrënë dhe mënyra prej nga vjen ajo ndikon në të gjithë neve, fëmijët tanë dhe në brezat që vijnë. Gjithnjë e më shumë po vjen në shprehje çështja e jetës dhe e  vdekjes.

Për të jetuar nën drejtimin e fesë, muslimanët duhet të përpjeken që së pari të fokusohen në themelimin dhe përcjelljen e saktë të kërkesave hallall; veç kësaj, ata duhet të bashkohen në ngritjen e lëvizjeve që ndikojnë në rritjen dhe përpunimin e ushqimit dhe shpëtimin e njerëzimit prej ekonomisë së dëmshme dhe kujdesin e tyre për të ardhmen e shëndetit.
 

Search site