Ibn Tejmije dhe ekonomia islame


 

 

Ibn Tejmije dhe ekonomia islame

Nga: Tamizul Haqu

Vendet Islame të cilat deshirojnë të islamizojnë aktivitetet e tyre ekonomike janë duke u kthyer ne disa mendime të së kaluarës, për inspirim dhe udhëheqësi. Përderisa shqyrtohet kjo lëndë , kam vendosur të shkruaj rreth Ibën Tejmijes për të dhënë këndvështrimin tim lexuesve të këtij teksti.
Kur’ani Famëlartë u shfaq para 1400 viteve dhe shfaqja e tij ka marrë miratim dhe pëlqim në shumë vende islame.
Ibën Tejmije pati një mbërthim solid të së arriturave të diturisë Islame të cilat e zhvilluan atë. Megjithëse ai i ndoqi hapat e Ahmed Ibën Hanbelit , i cili themeloi shkollën e tij juridike islame, Ibën Tejmije pati pavarësi të mjaftueshme të të menduarit dhe vizionit për të tërhequr shkollat dhe dijetarët për të arritur deri tek mendimi I tij rreth ndonjë cështjeje. Kjo i dha atij një status pak më të lartë sesa shkollat tjera dhe më të lartë se dijetarët dhe juristëve të cilët e ndoqën rrugën e tij.
Nuk ka dyshim se Ibën Tejmije mbetet i pakrahasueshëm në të menduarit e punës së tij dhe pastërtia e vizionit të tij në të cilat formon mënyrën Islame të të jetuarit. Historia do të na tregojë se Ibën Tejmije ishte mësues dhe rrethanat e kanë shty atë për të qenë në uniformë ushtarake si dhe e shtynë atë në kontraverzë dhe polemikë.
Ibën Tejmije u lind në një kohë të trazirave .Shkatërrimi në shoqërinë Islame tanimë patë filluar me tërë atë që ai e përfshiu c`rregullimin e të menduarit kreativ në drjetësi dhe në shoqëri. Fetvatë e tij reflektojnë natyrën e kombeve dhe kulturave dhe të ndërruarit e shpejtë të kushteve politike të cilat ndikuan në treg dhe tregëti , agrokulturë dhe industri.

Njerëzit po hynin në forma të reja transaksionesh dhe marëdhëniet sociale po bëheshin më komplekse. Me dituritë e tij të cilat ishin në pajtim me ligjin islam , Ibën Tejmije iu përgjigj shumë pyetjeve që dilnin nga situatat komplekse me kuptim të mrekullueshëm dhe simpatik. Në vazhdim do të japim disa shembuj praktik të zgjidhjeve të tij:

 

Fetva , Volumi .30 në fq.311

Është e drejta e propozimit që nëse shkaku për shpërnguljen e njerëzve në një zonë , numri i konsumatorëve duke pasur atë hak që u takon , për t`u shqetësuar ose për t`u shkatërruar , ose ndoshta autoriteti politik I zhvendos njerëzit dikund tjetër ose pikërisht për arsye tjera , pastaj haku i mëditjes nga personi i cili ndërlidhë premisat do të ulet në proporcion të uljes së beneficioneve të pritura nga shteti.
Huamarrësi është i obliguar t`i paguaj huadhënësit në atë vend ku ai e kontraktoi kontratën. Ai nuk duhet ta vendoje barrën e udhëtimit të huadhënësit për të realizuar kontratën. Nëse huamarrësi thotë “ Nuk do t`ua paguaj juve përvecse në ndonjë vend tjetër “ ai tani mund të jetë i detyruar për të paguar , duke u bazuar në standardet konvencionale , cfarëdo cmimi i paguar nga huamarrësi ( në udhëtim apo transport )

 

Fetva , vol.29 fq. 530
Gjithëashtu kishte një pyetje kështuqë duke u bazuar në qëndrimin e Ibën Tejmijes rreth një njeriu që merrte shumë derhem hua prej një njeriu tjetër për t`i paguar atij në një vend tjetër edhe pse ishte e lejuar nga ai për atë veprim apo jo. Ibën Tejmije kësaj pyetje iu përgjigjë se : është e lejuar sepse huadhënësi kërkon siguri gjatë transportimit të dirhemëve të tij në atë vend.Kështuqë edhe huamarrësi do të përfitonte nga ai pagim në atë vend , duke qenë i siguruar nga rreziqet të cilat mund të lindnin gjatë transportit( të parave ). Më pastaj ka dobi edhe për huamarrësin edhe për huadhënësin në këtë transakcion. Është qartë se Ligjdhënësi nuk e ndaloi fitimin e dobive. Ai ndaloi vetëm atë që mund t`i lëndoj ata.

 

Fetva , Vol. 29 fq.530-531

Fulus- Në këto ditë ishte i përdorur Fulusi gjërësisht , metodë kjo e blerjes së monedhave në një vend dhe shitjen e tyre në një vend tjetër me një cmim më të lartë , dhe parashtrohet pyetja se a është e lejuar apo jo ?
Ibën Tejmije tha: “ Lavdia i Qoftë All-llahut xh .sh. – në ndërrimin e monedhave të bakrit me derhem ( nga argjendi ) – njihet një kontraverzë ndërmjet dijetarëve “.
Mendimi më i pranueshëm për të bërë ndërrimin e monedhave të bakrit me ato të argjendit kur ato e kanë arritur qarkullimin e duhur , e që është e njejtë me fitimin e parave dhe për t`u bërë standard i vlerës për pasuritë e njerëzve.

 

Fetva , vol. 29 fq. 468-469

Duke u bazuar në faktin , se Islami është bashkëkohor dhe duke u përqëndruar në plotësimin e nevojave dhe kushteve ekonomike me atë se cka është e dëshiruar dhe cka mund të sjellet. Një e lexuar e librave do të demonstroj se sa pastërt Ibën Tejmije ishte i përkushtuar në këto cështje. Ai nuk pajtohej me mendimin se muslimanëve u nevojitet shoqëri mirëfurnizuese prej së cilës fitorja në botën tjetër ështe e humbur dhe mirëqenia është e garantuar për të gjithë.
Mënyra për të realizuar këtë objektiv është kontrolli i ndërrmarrjeve dhe pronave të cilat janë në kundërshtim me normat morale , e ky kontroll do të kryhet nga forca e shtetit në pajtim me ligjin islam ose sheriatin.
Prandaj , ata të cilët kanë për qëllim regjimin duhet të jenë të gatshëm dhe me vullnet të përballen me rregullat e sheriatit ose ligjit islam , në tërësi . Në këto veprime autoritetet do të jenë më të frekuentuara nga raste të këtilla për t`i aplikuar principet e sheriatit ose ligjit islam në zonat e reja duke u zgjeruar me ndërrimin e rrethanave , vecanërisht në ekonomi.
Kjo është kur juristët ballafaqohen me sfidat e vërteta , jo për të humbur shikim të qëllimit të vërtetë të ligjit- drejtësisë dhe harmonisë njerëzore – duke aplikuar parimet e tij legale në situata të reja.
Ibën Tejmije u ballafaqua me këtë sfidë me një kompetencë të shkëlqyer dhe këtu qëndron porosia e tij tek kjo gjeneratë e juristëve dhe ekonomistëve musliman. Vizioni i Ibën Tejmijes në fushën ekonomike nuk ishte i ngusht , në fakt ai ishte i qartë dhe i mbushur me urtësi.
Duke u bazuar në pikëpamjet e tij të gjitha aktivitetet ekonomike janë të lejuara sipas Islamit përvec atyre që janë të ndaluara nga Islami. Kështuqë gjithkujt u është lejuar veprimtaria ekonomike në suaza të Sheriatit , sepse nëse një person do të dinte se nëse një punë është e ndaluar në Sheriat , ai do t`i shmangej asaj pune . Ajo cka ishte e mirë për njerëzit se atyre u lejohet për të bërë transaksione ekonomike ose tregëtare në mënyrë të lirshme , për të bërë kontrat dhe për të drejtuar punët ekonomike në mënyrë të drejtë duke parë standardet e drejtësisë të rregulluara sipas principit “ urf dhe adah” . Këtu duhet të bëjë një sqarim rreth kuptimit “ urf dhe adah” .
'Urf' don të thotë marrëveshje dhe “adah” do të thotë zakon. Sheriati intervenon vetëm për të siguruar drejtësinë në marrëdhëniet njerëzore dhe për të drejtuar aksionin individual drejtë asaj se cka është e mirë për të gjithë. Kishte për qëllim për të eliminuar Zulm ( padrejtësinë dhe shtypjen ) nga marëdhëniet sociale. Riba (kamata ose interesi ) dhe Qimar (bixhozi) u ndaluan me Sheriat . Esenca e fitimeve të njëanshme kjo don me than të marrurit e shtesës pa djers u konsiderua si fitim i njëanshëm.

 

Fetva , vol.20 fq.341

Përfitimi nga pasuria e një personi tjetër pa kompenzim njëashtu ishte e palejuar , sepse ishte aktuale që blerësi të paguaj cmimin e duhur për tokën që ishte duke e blerë dhe shitësi të restauroj tokën saktësisht në atë vlerë që e pranoi.
Për të qenë kuptimplotë të dy palët duhet bazuar pajtueshmërinë e tyre në dituri adekuate se cka është e kyqur në kontrat. Askush nuk duhet të marrë përparësi me detyrim ose me dinakëri pa marrë parasysh rrethanat në të cilat nënshkruhet kontrata. Kur palët i përmbahen këtyre rregullave , cmimet e tregut janë të arsyeshëm dhe të drejtë , poqese nuk ka ofertë tjetër me një pamje të rritjes së cmimeve të produkteve të tyre. Normalisht shteti nuk do të intervenonte në ekonominë e tregut , në cmime , produkte , rroga etj e cila ishte për t`u përcaktuar nga ligji i kërkesës dhe ofertës.Por , shteti mund të intervenoj kur disa nga kushtet e lartëcekura janë të cënuara ose thyera. Autoritetet publike intervenuan përmes një këshilli ekspertësh dhe kërkuan që të ndryshojnë cmimin e të mirave matriale dhe shërbimeve të ngjajshme me qëllim që ky cmim të përcaktohet në mënyrë të drejtë.

 

Përktheu dhe Përshtati nga Anglishtja: Arsim Jonuzi , Kumanovë

 

Search site