ZEKATI

20/05/2008 23:49

ZEKATI


Definicioni i zekatit
Fjala "zekat" do të thotë pastrim. Zekat quhet pjesa e pasurisë të cilën e ka caktuar Sheriati Islam, që ta japë muslimani i pasur nga pasuria që e posedon. Zekati është obligim i çdo muslimani dhe muslimaneje, të cilët e arrijnë vlerën e nisabit.
Argumentet mbi zekatin
Zekati është farzi-ajn (obligim i detyrueshëm) për personin i cili është musliman, i moshës së rritur, i mençur dhe të ketë sasinë e caktuar të pasurisë.
Zekati është bërë obligim në vitin e dytë të hixhretit. All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë: "Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe, njëkohësisht lutu për ta, se lutja jotë është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh. A nuk e ditën ata se All-llahu është Ai që pranon pendimin e robëve të vet, pranon lëmoshat dhe se vetëm All-llahu është ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues" (Et-teube, ajeti 104).
Muhammedi alejhisselam thotë: "Islami është ndërtuar në pesë shtylla: të dëshmuarit se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjë-rimi i ramazanit, shkuarja në haxhxh sipas mundësive".
Kush mohon dhënien e zekatit nuk konsiderohet musliman.
Ky institucion është një shtyllë e rëndësishme e fesë islame. Me sa e dimë, fjala e Kur'anit "Zekah" nuk ka ekuivalent të saj në asnjë gjuhë tjetër. Kjo nuk është vetëm një formë e sadakasë, e të dhënave, apo e taksës. Kjo nuk është as një shprehje e përzemërsisë. Kjo është diç që fitohet po të kombinohen të gjitha këto elemente, madje edhe shumë më tepër se kjo. Zeqati nuk paraqet vetëm marrje të përqindjes nga pasuria e dikujt, por është një pasurim i begatshëm dhe një investim shpirtëror. Ky nuk është vetëm një kontribut vullnetar për dikë apo për ndonjë shkak, e as nuk është ndonjë taksë shtetërore me të cilën mund t'ia dalë në krye ndonjë njeri i shkathët dhe i mençur. Ai në të vërtetë është një obligim që e urdhërori Zoti e të cilin, në interes të shoqërisë në përgjithësi e kryejnë muslimanët. Fjala e Kur'anit "Zekah" jo vetëm që i ngërthen në vete sadakanë, të dhënat, tatimet, përzemërsinë, taksën zyrtare, kontributet vullnetare, etj., por, kjo fjalë të gj'itha
këtyre ua bashkangjet edhe urtësinë e Zotit si dhe motivet shpirtërore e morale. Ja pse nuk mund të ekzistojë ekuivalenti i fjalës "Zekah", për arsye të origjinalitetit suprem të Kur'amt, librit hyjnor të Zotit.
Kuptimi i thjeshtë dhe i përpiktë i zeqatit është pastërtia. Kuptimi teknik i fjalës tregon sasinë vjetore të të ardhurave dhe të pasurisë, të cilën muslimani duhet ta ndajë në mesin e benifikuesve të mirëfilltë. Megjithatë, rëndësia fetare dhe shpirtërore e zeqatit është shumë më e thellë dhe shumë më simbolike. E njëjta gjë vlen edhe për anën e tij humanitare dhe shoqërore-politike. Tani do të japim disa nga efektet largpamëse të zeqatit:
1. Zeqati e pastron pasurinë e njerëzve me mjete dhe e pastron atë nga hiset që nuk i takojnë asaj, hiset - apo ato pjesë që duhet t'u ndahen nevojtarëve të mirëfilltë. Nëse zeqati mund të paguhet, duhet të ndahet menjëherë një përqindje e caktuar e pasurisë në mënyrë të drejtë, për arsye se pronari më nuk gëzon posedim legal apo moral të asaj përqindjeje. Nëse ai nuk dëshiron ta bëjë këtë, sigurisht do të mbajë për vete diçka që nuk i takon atij. Ky do të ishte një korrupsion dhe një uzurpim i qartë në çdo pikëpamje; morale dhe shpirtërore, legale dhe komerciale. Kjo don të thotë se përqindja e mbajtur apo e tërhequr në mënyrë joligjore, e bën gjithë pasurinë të papastër dhe të rrezikshme. Por, në anën tjetër, nëse ndahen mjetet e të varfërve për ata që u takon në mënyrë të drejtë, atëherë ato pjesë të mbetura të tërësisë do të jenë të pastra dhe të ndershme. Kapitali i pastër dhe posedimet e ndershme janë parakushti kryesor i prosperitetit të vazhdueshëm dhe i çfarëdo
bashkëpunimi të ndershëm.
2. Zeqati nuk e pastron vetëm pronësinë e kontribuesit, por po ashtu e pastron edhe zemrën e pranuesit nga zilia dhe xhelozia, nga marrëzia dhe nga inati, e në vend të kësaj, ai zgjon në zemrën e tij vullnet të mirë dhe dëshira të flakta për kontribuesin. Si rezultat i kësaj, shoqëria me të madhe do ta pastrojë dhe do ta lirojë vetveten nga lufta dhe nga dyshimi klasor, nga ndjenjat e këqija dhe nga mosbesimi, nga korrupsioni dhe nga çintegrimi, si dhe nga të gjitha të këqijat tjera të ngjashme.
3. Zeqati vështirësitë e të nevojshëmve dhe të anëtarëve të varfër të shoqërisë, i zvogëlon deri në minimum. Ky është një ngushëllim mjaft praktik për njerëzit që kanë më pak fat; por është edhe një thirrje e fortë për të gjithë për t'i përveshur mëngët për ta shtuar pasurinë. Kjo për nevojtarët do të thotë se u jepet nga natyra si një masë e jashtëzakonshme; por përveç kësaj, edhe ata duhet të bëjnë diçka për vetveten dhe për të tjerët. Për kontribuesin kjo paraqet një thirrje për të fituar sa më tepër, që të mund të kontribuojë sa më shumë. Për të dyja palët, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kjo është një pasuri e hapur për një investim shpirtëror që kompenson me bollëk.
4. Zeqati është formë e shëndoshë e një sigurie të brendshme kundrejt zilisë vetjake dhe zënkave sociale, kundër fëlliqjes dhe kundër depërtimit të ideologjive përmbysëse. Ky është një instrument efektiv në kultivimin e frymës së përgjegjësisë sociale nga ana e kontribuesit dhe ndjenjës së sigurisë dhe të përkatësisë nga ana e pranuesit.
5. Zeqati është një manifestim i qartë i frymës shpirtërore dhe humanitare, i ndërvarshmërisë përkatëse ndërmjet individit dhe shoqërisë. Ky është një ilustrim i shëndoshë i faktit se, edhe pse feja islame nuk e pengon ndërmarrjen private e as që e dënon pronën private, ajo nuk e duron dot kapitalizmin ziliqar dhe vetjak. Zeqati është një shprehje e drejtë dhe e përgj'ithshme e fesë islame e cila përmban dhe pranon një vijë e marrëdhënie të urtë - mesatare, por efektive dhe pozitive ndërmjet individit dhe shoqërisë, ndërmjet qytetarit dhe shtetit, ndërmjet kapitalizmit dhe socializmit, ndërmjet materializmit dhe spiritualizmit.
Sasia e zeqatit
Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, që në fund të vitit ka vlerë të hollash në mbi tetëdhjetë gramë ari, të gatshme apo në formë artikujsh tregtarë, duhet të japë zeqatë me një sasi minimale prej 2.5 për qind. Po të ketë personi sasi të gatshme të të hollave është shumë më lehtë. Megjithatë, kur personi disponon me pasuri në formë të mallit nga puna afariste apo në formë artikujsh tregtie, ai duhet ta vlerësojë pasurinë e tij në fund të çdo viti në pajtim me vlerën rrjedhëse dhe ta japë zeqatin në sasinë e njëjtë prej 2.5 për qind nga e gjithë vlera e pasurisë. Nëse investimi i tij është pronë e palujtshme, si ndërtesa me të ardhura dhe industri, atëherë sasia e zeqatit duhet të shkojë me sasinë e përgjithshme të të ardhurave, e jo me vlerën e përgj'ithshme të tërë pronësisë. Por, nëse ai i nxjerr ndërtesat dhe shtëpitë në shitje dhe tregti, atëherë sasia e zeqatit duhet të shkojë me vlerën e përgjithshme të gjithë pronësisë. Po ashtu, nëse dikush është kreditues dhe
nëse njeriu që ka borxh është njeri i besueshëm, zeqati paguhet për sasinë që e ka lënë në besim, për arsye se ajo ende është pjesë e pasurisë së tij të garantuar.
Në të gjitha rastet, duhet të mbahet mend vetëm ajo se personi paguan vetëm për ribalancimin e tij të pastër. Së pari paguhen shpenzimet e tij personale, familjare, harxhimet e tij të nevojshme, kreditë e tij të nevojshme, kurse zeqati paguhet vetëm për ribalancimin e pastër.
Po ashtu duhet të mbahet mend se sasia prej 2.5 për qind është vetëm minimumi. Në kohë të jashtëzakonshme apo në kohë të shtimit të nevojave, sasia e zeqatit nuk kufizohet, sa më tepër që të jepet, aq më tepër do të përfitoj'në ata që kanë nevojë. Ndarja
e zeqatit u shërben të gjitha qëllimeve për të cilat formohen shumë fonde të mbledhjes së të hollave. Fondi i zeqatit i zëvendëson të gjitha fondet tjera. Në mënyrë autentike është thënë se në kohën e historisë së administrimit islam, ka patur raste kur nuk ka pasur njerëz nevojarë për ta pranuar zeqatin; çdo subjekt - qoftë musliman, i krishterë apo hebre - nga perandoria e gjerë islame ka pasur mjaft për t'i kënaqur nevojat e veta, kështu që të pasurit duhej ta depononin zeqatin në arkën shtetërore. Kjo na tregon se kur ligji i zeqatit zbatohet në mënyrë të drejtë, ai i zvogëlon nevojat e qytetarëve dhe e pasuron më tepër arkën shtetërore, deri në atë masë saqë të mos ketë më të varfer e të nevojshëm, madje derisa të paraqitet edhe teprica.
Fuqia e palujtshme e kësaj mase të interesit publik, i ka rrënjët nga fakti se ajo është një masë hyjnore, një urdhëresë nga vetë Zoti. Ky nuk është një problem personal apo një kontribut vullnetar; ai, në të vërtetë, është një obligim për plotësimin e të cilit njeriu i përgjigjet Zotit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pasi që zeqati është legjislaturë e vetë Zotit, e cila i bashkangjitet interesit të përgjithshëm, asnjë muslimani nuk i lejohet që ta refuzojë këtë. Nëse ai nuk zbatohet në mënyrë të duhur, autoritetet kompetente të shtetit e marrin përsipër që në dobi të masave të gjera popullore, ta rivendosin e ta përforcojnë këtë
 

Search site