O lënës i namazit!

22/05/2008 14:41

O lënës i namazit!

 
 
Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Krijuesit të gjithësisë, Ndihmësit të atyre që kanë nevojë për ndihmë, përshendetjet tona më të sinqerta qofshin për profetin tonë, Muhammedin a.s., familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ju besimtarë të ndershëm.
Vëlla i nderuar dhe motër e respektuar, po të lus për Allahun që t'i ndash 5 minuta kohë për leximin e këtyre fjalëve që janë të drejtuara për ty në veqanti, dhe për të gjithë të tjerët në përgjithësi.
Po të flas ty sot që e ke harruar një urdhër të Allahut xh.sh.
Po të drejtohem ty që po luan me një urdhër të Allahut xh.sh.
A e di ti se namazi është obligim nga vetë Zoti dhe është emanet që duhet ta kryesh emanetin dhe obligimin e Zotit.
Si do të ndihesh nëse një mik i yti të obligon ty me një emanet apo obligim që duhet t'a kryesh patjeter? Në qoftë se nuk ia kryen atë emanet, si do të ndihesh kur të takohesh me të kur nuk ia ke kryer emanetin? Natyrisht se do të ndihesh shumë i dobët, i poshtëruar, i skuqur në fytyrë, me gojë të mbyllur, me shiqim poshtë duke mos patur guxim ta shikosh për arsye se nuk i ke dalur në fjalë.
Vëlla i dashur dhe motër e nderuar: Por si do të ndihesh kur do të takohesh me Zotin dhe kur Ai të pyet: A e ke kryer emanetin tim??
Si do t'i përgjigjesh?? Më trego! Si do t'i përgjigjesh kur nuk ia ke kryer emanetin dhe obligimin që është dashur t'a kryesh?
Si do ta shikosh Zotin kur ti ke dalë tradhtar ndaj Tij?
Si do të dalësh para Tij kur ti je tallur me urdhërat e Tij?
Si do të bisedosh me Zotin ku të gjitha urdhërat e Tij ia ke refuzuar?
Vëlla dhe motër në Islam: Ndalu pak dhe mendo, sa do të qëndrosh në këtë dunja kalimtare? 60, 80, 100 vite? Pastaj çka? Ku do të shkosh?
Do të shkosh tek Ai që sot po ik nga Ai!
Do të shkosh tek Ai që sot po tallesh me Të!
Do të shkosh tek Ai që sot po i merr nëpër këmbë urdhërat e Tij!
Para kujt do të qëndrosh???
Do të qëndrosh para Atij që tërë jetën tënde e ke në kundërshtim me Atë!
Do të qëndrosh para Atij që sot nuk të bjen në mend fare për Atë!
Do të qëndrosh para Atij që kurrë një herë në sexhde nuk i ke ra!
Vëlla i dashur, motër e nderuar: Mos u bë prej atyre që një ditë do të qajnë dhe nga sytë e tyre rrjedh gjaku, për shkak se i kanë harruar obligimet e Allahut, mos u bë prej tyre, por ktheju vetes tënde dhe pendohu, kthehu në rrugën e Zotit se kjo të shpëton në këtë botë dhe në botën tjetër!
Falu e mos e le për nesër namazin se vdekja vjen befasishëm.
Ti që po e len namazin për pleqëri, a të ka siguruar ty dikush se do ta pret ti pleqërinë? Nëse jo, atëherë mos e prit pleqërinë por fillo që nga tani të falesh se vdekja mund të vjen në çdo moment, e nëse të vjen tani si do t'i përgjigjesh Zotit kur Ai të thotë: A e ke kryer namazin?
Atje tek Ai nuk ka arsye, me çfarë gjuhe do t'i përgjigjesh?
Mos thuaj se zemren e kam të mirë dhe skam nevojë për t'u falur!
A e din pse? Sepse prej të gjitha gjallesave zemren më të mirë e ka derri, e din kush është derri dhe ska nevojë për sqarim, gjallesa më e urrejtur!
Pejgamberi a.s. na ka njoftuar se ai që nuk falet zemra e tij i bëhet me pika të zeza. Le që nuk e paske zemren e mirë por e paska mbuluar edhe korruzioni nga veprat e tua të këqija.
Vëlla dhe motër në Islam: Mos u arsyeto se nuk ke arsye, ktheju Allahut dhe zbatoj urdhërat e Tij. A nuk e meriton? Natyrisht se shumë e meriton.
Mos e ler më vonë, mos thuaj tani spo mundem, fillo se Zoti do të ndihmon, mos thuaj se nuk shkoj në xhami pasi që vjen filan filani, sepse ti shkon për veten tënde e nuk shkon për atë person dhe në xhami çdonjëri shkon për ta kryer obligimin e vet që e ka ndaj Zotit.
Ti motër e nderuar pse je larguar nga namazi?
A mos mendon se namazi është prapambeturi?
Jo vallahi! Mos mendo ashtu se je shumë gabim, gjëja që të lidhë drejtpërdrejtë me Zotin nuk mund të quhet "prapambeturi", të lidhesh me të fortin je i siguruar dhe i rehatuar, namazi është lidhja direkte në mes teje dhe Zotit, dhe sa të jeshë në namaz je i siguruar nga Zoti.
Apo mos po mendon se në këtë kohë moderne nuk kemi nevojë për namaz?
Mos mendo kështu, çfarë do kohe të vjen, ti nuk duhet t'a harrosh Zotin, me gjithë përparimin dhe zhvillimin modern, namazi nuk lehet se kjo dmth. Ti po i shkëput lidhjet e tua me Zotin.
O ti që po e mashtron vetveten tënde me arsyetimin se nuk kam kohë!
Dije se asnjë njeri në këtë botë nuk është krejtësisht i lirë dhe të gjithë kanë nevoja dhe punë të ndryshme, por kjo nuk duhet të largoj ty nga përmendja e Allahut.
Ti po ndan kohë për çdo gjë!
Për seriale dhe filma po ndan kohë me orë të tëra!
Për shaka dhe humor po ndan kohë!
Për përgojimin e njerëzve dhe bartjen e fjalëve gjithashtu ti po ndan kohë?
Ti po ndan kohë edhe lojëra të ndryshme sa që je në gjendje të mbetesh pa gjumë deri në mëngjes vetëm që t'a përcillesh një serial apo një lojë.
Për çdo send po ndan kohë e vetëm për Allahun nuk po ke kohë!
Për çdo send po i rrin gati e vetëm për Allahun nuk të bjen në mend!
Mirëpo mos u mashtro.
Ty sot që nuk po të bjen në mend për Allahun, dije se nesër Allahut nuk ka me i ra në mend për ty!
Ti sot që e ke harruar Allahun, dije se nesër Allahu do të harron ty!
Kur ti nuk ke interesim për Allahun, as Allahu nuk do të ketë nesër interesim për ty!
Dikënd që ti nuk e don, as ai ty nuk të don!
Dikënd që ti e urren, edhe ai ty të urren!
Dikënd që ti po e tall, edhe ai ty do të tall!
Vëlla i respektuar dhe motër e nderuar: Mos e mashtro vetveten, por deklaroje haptas pendimin tënd, dera e pendimit është gjithmonë e hapur, arsyeja e sotit është e pranuar, përpiqu ta shpëtosh veten tënde e mos e fundos veten tënde në një vend që nuk do të mund askush të shpëton nga fundosja.
Dhe së fundi vëlla dhe motër të përkujtoj se këto fjalë kanë dalur nga zemra e një personit që ty ta don të miren, dhe që i vie keq për gjendjen tënde, për mëkatet e tua, për të metat e tua, nga zemra e një personit që dëshiron për ty atë që e dëshiron për vete, dëshiron që ti të jesh nesër me të shpëtuarit inshaAllah.
Kjo dërgesë do të jetë argument për ty në ditën e Gjykimit, prandaj mos e refuzo, por pranoje nëse don me qenë nga banorët e Parajsës (Xhenetit).
 

 

 
 

 

Search site