Katër Bazat nga Sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab

18/05/2008 20:01

 

Katër Bazat nga Sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab

Me Emrin e Allahut i Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëdhuruesi.
 

Lus Allahun, Dhuruesin më të begatë, Zotin e arshit madhështor, të të marrë si wali në këtë botë dhe në ahiret dhe të të bekojë kudo që të jesh. Të të bëjë nga ata që janë mirënjohës kur u jepet, durimtarë kur sprovohen dhe nga ata që kërkojnë falje (pendohen) kur mëkatojnë. Vertetë që këto janë tre shenjat (karakteristikat) e lumturisë.

Di, Allahu të udhëzoftë në bindjen ndaj Tij, se Hanifijeh është feja e Ibrahimit. Është që të adhurosh Allahun duke e bërë fenë të pastër dhe vetëm për të sikurse Ai tha:

"Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos të më adhurojnë Mua!" (51:56)

Kur të kuptosh se Allahu të ka krijuar ty për ta adhururar Atë, atëherë di se adhurimi nuk mund te konsiderohet i tille po qe se nuk shoqërohet me Tewhid sikurse namazi nuk konsiderohet i rregullt po qe se nuk shoqërohet me abdes. Kështu, kur shirku hyn në adhurim, e prish atë sikurse papastërtia e prish abdesin.

E nëse e ke të qartë se nëse shirku përzihet në adhurim e korrupton atë dhe shkatërron tërë veprat, dhe vepruesin e tij e lë përgjithmonë në zjarr (po qe se vdes pa u penduar), atëherë do të të qartësohet çështja më e domosdoshme nga detyrimet mbi ty. Njohja me qartësi dhe marrja e dijes rreth këtij fakti në mënyrë që Allahu të të ruajë dhe mbrojë dhe të mos biesh pre (e shejtanit) dhe që të mos kryesh shirk ndaj Tij (Allahut), për të cilin Allahu ka thënë: "Vërtetë Allahu nuk fal që ti bëhet shirk. Por Ai fal gjithëçka veç kësaj, atij që Ai dëshiron" (4:116)

Dhe kjo dije konsiston në katër baza (principe, rregulla) që Allahu i ka përmendur në Librin e Tij:
Baza e parë

Duhet të dish se kufarët kundër të cilëve luftoi i Dërguari i Allahut  e pranonin se Allahu ishte Krijuesi dhe Mirëmbajtësi i universit. Megjithëatë ky besim i tyre nuk mjaftoi që ata të hynin në Islam. Provë për këtë është thënia e Allahut:

"Thuaj! Kush u furnizon nga qielli dhe nga toka? Kush e ka në dorë të dëgjuarit dhe të parët? Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli? Kush rregullon çdo çështje? Ata do të thonë: "Allahu". Thuaj: "A do ti frikësoheni Atij" (10:31).
Baza e dytë

Ata thanë: "Ne nuk i lusim ata për ti adhuruar e as nuk u kthehemi atyre pos për tu afruar (tek Allahu nëpërmjet tyre) dhe për të kërkuar ndërmjetësimin e tyre (tek Allahu). Dhe provë për kërkimin afrim të tyre është thënia e Allahut:

"...Ndërsa ata që në vend të Tij kërkojnë mbrojtës të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut! S'ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është gënjeshtar, qafir" (39:3).

Prova që ata kërkonin ndëmjetësim është thënia e Allahut:

" Ata pos Allahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dëm e as dobi, dhe thonë: Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu!..."(10:18).

Ndërmjetësimi është dy llojesh:

1) Ndërmjetësimi i mohuar dhe i pa vlefshëm

2) Ndërmejtësimi i afirmuar dhe dobishëm

Përsa i përket ndërmjetësimit të mohuar dhe të pa vlefshëm është ndërmjetësimi që kërkohet prej tjetër veç Allahut, në çështjet ku askush e asgjë veç Allahut nuk ka mundësi të plotësojë. Prova për këtë është thënia e Allahut:

"O ju që keni besuar! Shpenzoni nga ajo me të cilën u kemi furnizuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim! Dhe kufarët janë mizorët" (2:254)

Ndërmjetësimi i afirmuar dhe i dobishëm është ai që kërkohet prej Allahut. Ndërmjetësuesi është ai që nderohet duke i dhënë nderin dhe mundësinë për të ndërmjetësuar (leje kjo që ja jep Allahu) ndërkohë që ai për të cilin lejohet ndërmjetësimi është ai me të cilin Allahu është i kënaqur në lidhje me besimet, fjalët dhe veprat e tij. Tërë kjo pasi Allahu të japë leje për këtë ndërmjetësim sikurse thotë Allahu:

"...Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij?...." (2:255)
Baza e tretë

I Dërguari i Allahut  u dërgua tek njerëz që kishin dallime ne lidhje me adhurimet e tyre. Ndër ta kishte nga ata që adhuronin engjëjt, dhe ndër ta kishte nga ata që adhuronin profetë dhe njerëz të drejtë e të devotshëm. Po ashtu ndër ta kishte edhe nga ata që adhuronin pemë e gurë, dhe kishte edhe nga ata që adhuronin diellin dhe hënën. Megjithëatë i Dërguari i Allahut  i luftoi ata të tërë dhe nuk bëri dallime mes tyre. Dhe prova për këtë është thënia e Allahut:

"Luftoni ata derisa të mos fitneh (idhujtari), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun"(8:39)

Provë se kishte prej atyre që adhuronin diellin dhe hënën është thënia e Allahut:

"Nga shenjat e Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni vetëm Allahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!" (41:37)

Prova se kishte nga ata që adhuronin engjëjt është thënia e Allahut:

"Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t'i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota..."(3:80)

Prova se kishte nga ata që adhuronin profetët është thënia e Allahut:

"Dhe kur Allahu të thotë: O Isa, bir i Merjemes, a ti u the njerëzve : -Më adhuroni mua dhe nënën time si dy zota pos All-llahut!? Ai (Isa) do të përgjigjet: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, Ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"(5:116)

Prova se kishte nga ata që adhuronin njerëz të drejtë e të devotshëm është thënia e Allahut:

"Të tillët që këta po lusin (pos Zotit), kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij...." (17:57)

Prova se kishte nga ata që adhuronin pemë dhe gurë është thënia e Allahut:

"E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë? Dhe atë të tretin Menatin ..."(53:19-20)

Po ashtu edhe hadithi i transmetuar nga Abu Wakid el-Lejthi që tha: Ne shkuam me të dërguarin e Allahut  në Hunejn dhe ne sapo kishim dalë nga kufri. Mushrikinët kishin një pemë tek e cila varnin shpatat e tyre (për bekim). Ajo quhej Dhat-Anwat. Kështu ne kaluam nga nje pemë si ajo dhe i thamë të Dërguarit: "Bëj për ne një Dhat-Anwat sikurse ata kanë një Dhat-Anwat......"
Baza e katërt

Mushrikinët e kohës sonë, janë më mizorë në shirkun e tyre se mushrikinët e atëherëshëm. Kjo ngase ata vetëm i bënin shirk Allahut në rehati dhe i ktheheshin me adhurim te sinqertë në kohë vështirësie. Ndërkohë që mushrikinët e kohës sonë kryejnë shirk tërë kohës si në reahi edhe në vështirësi. Provë për këtë bazë është thënia e Allahut:

"Kur hipin ata në anije i luten sinqerisht Allahut, e kur Ai i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, po ata të njëjtit i lusin idhujt!" (29:65)

Kjo e përfundon letrën. Paqja e Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij dhe Sahabat e tij.

Search site