Ata qe duhet ta pranojnë zekatin

20/05/2008 23:59

 

Ata qe duhet ta pranojnë zekatin

 

Kur'ani i Shenjtë i ka klasifikuar ata që duhet ta pranojnë zeqatin në mënyrën që vijon:

1. Muslimanët e varfër, për ta zbutur skamjen e tyre.

2. Muslimanët e nevojshëm, që të ftimizohen me mjete, në mënyrë që të mund të fitojnë për jetesën e tyre.

3. Muslimanët e ri (të konvertuar), që t'u mundësohet vendosja dhe adaptimi si dhe t'u plotësohen nevojat e veçanta.

4. Muslimanët, robër të luftës, që të lirohen me pagesë të shumës së të hollave si shpërblim.

5. Muslimanët që kanë borxh, për t'u liruar nga kthimi i këtij borxhi në mënyrë të dhunshme.

6. Muslimanët e punësuar, të caktuar nga ndonjë guvemator musliman për mbledhjen e zeqatit, për t'ua paguar rrogën.

7. Muslimanët në shërbimin e tyre në udhë të Zotit, me mjete të hulumtimit apo të studimit, apo të propagandimit të fesë. Kjo pjesë ndahet për t'i mbuluar harxhimet dhe për t'u ndihmuar atyre që t'i vazhdojnë shërbimet e tyre.

8. Muslimanët në vend të huaj, që kanë nevojë për ndihmë.

Pranuesi nevojtar dhe i drejtë i zeqatit është ai që nuk ka mundësi t'i kënaqë nevojat e tij, apo ka më pak se shuma e paraparë në fund të vitit. Nëse personi posedon vlerë të hollash tetëdhjetë gramë ari e më shumë, ai duhet të jetë kontribues apo dhënës e jo pranues i zeqatit. Nëse një pranues e pranon pjesën e tij dhe mendon se ajo është e mjaftueshme për nevojat e tij momentale me një bilanc prej shumës së paraparë për dhënie, ai nuk duhet të marrë më tepër. Ai duhet të kthejë çkado që të jetë e tepërt dhe t'ua japë të hollat pranuesve të tjerë të mundshëm.

Zeqati mund t'u ndahet në mënyrë të drejtpër-drejtë individëve të njërës apo tjetrës nga klasët e përmendura, ose t'u shpëmdahet organizatave huma-nitare që kujdesen për këta individë. Zeqati po ashtu mund t'u ndahet në formë të bursave studentëve dhe hulumtuesve premtues dhe të shkëlqyeshëm muslimanë, apo në formë ndihmash për organizatat për mbarëvajtje dhe institutet e shërbimit publik, të cilat i përkrahin rastet e tilla.

Një muslimani të paaftë apo invalid duhet t'i ndihmojë një musliman tjetër që është i aftë të fitojë. Kontribuesi duhet ta përdorë gjykimin e tij më të mirë në gjetjen e të benefikuarve më të mirë.

Taksat që ne ua paguajmë shteteve, nuk paraqesin zëvendësim të kësaj detyre fetare; zeqati duhet të ndahet nga taksat e tjera dhe të paguhet veçmas nga taksat e shtetit. Megjithatë, muslimanët e Amerikës Veriore mund të kenë lehtësime sa u përket ligjeve të taksave - për arsye se ato përmbajnë disa lehtësime në këtë drejtim. Ata duhet t'ua paguajnë zeqatin të varferve të merituar dhe pastaj t'i deklarojnë këto shuma të paguara si të dhëna personale ligjore.

Kontribuesi, për arsye se kryen një detyrë të këtillë, nuk duhet të lakmojë vetëglorifikimin apo famën. Ai këtë duhet ta bëjë në mënyrë sa më të fshehtë, me qëllim që të mos bëhet viktimë e hipokrizisë apo pasionit për fodullëk, i cili i anulon të gjitha veprat e mira. Megjithatë, nëse zbulimi i emrit të tij apo shpallja e kontributit të tij mund t'i inkurajojë e t'i stimulojë të tjerët, atëherë lejohet edhe kjo.

Zeqati është po ashtu i obligueshëm edhe për kafshët dhe prodhimet bujqësore. Hiset dhe sasia e të hollave që duhet të paguhen për këtë qëllim ndryshojnë prej rastit në rast dhe kërkojnë një studim të hollësishëm. Për këtë, e këshillojmë lexuesin që t'u drejtohet burimeve të elaboruara të Sheriatit dhe fesë.

burimi: BIM

 

Search site