Vlera e Sahabëve, All-llahu qoftë i Kënaqur me ta!

18/05/2008 13:03


 

Vlera e Sahabëve, All-llahu qoftë i Kënaqur me ta!


Elhamdulilah, të gjitha falënderimet janë vetëm për All-llahun [subhanehu ve teala] ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë, pas të cilit nuk ka tjetër të dërguar, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Gjëja e parë pas Librit të All-llahut – Kur'anit, të cilën e kërkon syri i çdo nxënësi islam apo dijetari është sunneti i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Sunnetët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] janë ato, që i qartësojnë, komentojnë, shpjegojnë kutpimet e përgjithshme të Fjalëve të All-llahut në Kur'an dhe tregojnë parimet dhe urdhërat e Tija. Sunneti është udhëzues në rrugën e drejtë, kush e pason atë është udhëzuar, e kush ia kthen shpindën ka devijuar dhe dështuar.

Ata që i ruajtën këto sunnete, që flijuan shumë për t'i ruajtur dhe për t'i transmetuar tek të gjithë njerëzit ashtu siç i pat thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] janë shokët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ndihmuesit e tij, të cilët i bartën këto sunnete me përpikëri.

Me mund dhe sakrificë të madhe i bartën dhe i përcollën më tutje derisa feja u përcoll, u ruajt dhe mori gjërësi përmes asaj që ata transmetuan. Me ta u ruajtën argumentët e All-llahut, ata janë brezi më i mirë, populli më i mirë, të cilët u shfaqën tek njerëzit.

Drejtësia e të gjithë atyre u vërtetua nga ana e All-llahut [subhanehu ve teala]. Ata i lavdëroi edhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. S'ka më të drejtë se ata që i zgjodhi All-llahu shoqëri dhe ndihmues të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe s'ka lavdatë më të mirë sësa i lavdëroi All-llahut i Madhëruar:


"Muhammedi ([sal-lallahu alejhi ve sel-lem]) është i Dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj mohuesve (të Allahut) dhe të mëshirshëm ndërmjet veti. I sheh ata duke u përkulur (në Ruku) dhe duke rënë me fytyrë në tokë (në Sexhde), duke kërkuar Begati nga Allahu dhe Kënaqësinë e Tij. Shenja e tyre (e Besimit të tyre) është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes (gjatë faljes). Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë (e mbjellë) e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i tërbojë mosbesimtarët me anë të tyre. Allahu u ka premtuar atyre të cilët besojnë (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, Muhammedin a.s. dhe e ndjekin Fenë e Allahut, Islamin deri në Ditën e Fundit) dhe punojnë mirësi e drejtësi (sipas këtij Besimi) falje dhe shpërblim tepër të madh (Kopshtet e Begatë të Xhennetit të Pafund)." [Fet'h, 29] 1

Sahabët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishin njerëzit që patën zemrat më të mira nga i gjithë ummeti, ishin më të diturit, më të udhëzuarit, ishin më të mirët që All-llahu i zgjodhi për shoqërimin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe për përcjelljen e kësaj feje.

Ibën Mes'udi [radijallahu anhu] thotë 2 : "Dashuria ndaj tyre është sunnet, të bëjmë dua për ta është adhurim, të pasuarit e tyre është shpëtim dhe trasimi i gjurmëve të tyre është mirësi." 3

Ata janë krijesat më të zgjedhura pas Pejgamberëve të All-llahut [sal-lallahu alejhim ve sel-lem]. Ibën Abbasi [radijallahu anhuma] në komentim të fjalës së All-llahut:

"Thuaj (O Muhammed): “Gjithë Lavdërimet dhe Falënderimet qofshin për Allahun dhe paqja qoftë mbi robët e Tij të cilët Ai i ka zgjedhur (për Mesazhin e Tij)!" [En-Neml, 59] Ata janë Sahabët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. 4

Thotë Sufjani në komentim të fjalës së All-llahut:

"Ata që besuan (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje duke përkujtuar Allahun; Nuk ka dyshim se në përkujtimin e Allahut vertet që zemrat gjejnë prehje." [Er-Rad, 28] Ata janë Sahabët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. 5

Transmetohet se Vehb ibën Munebih [Allahu e mëshiroftë] në komentim të fjalës së All-llahut:

"(Kur'ani është) I lartësuar (në vendin më të lartë), i pastruar, 15. Në duar të shkruesve. 16. Të nderuar e të bindur." [Abese, 15-16] Ka thënë në duar të Sahabëve të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. 6

Katade [Allahu e mëshiroftë] në komentim të fjalës së All-llahut:

"Ata të cilëve Ne u dhamë Librin, e të cilët e lexojnë atë (u binden urdhrave të tij dhe e ndjekin atë) drejt siç është për ta lexuar (e ndjekur), këta janë ata të cilët vërtet besojnë në të (në Kur’an). Dhe kushdo që e mohon atë, këta janë të humburit." [El-Bekare, 121], ka thënë ata janë Sahabët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], që i besuan Librit të All-llahut dhe punuan me te. 7

Ibën Mes'udi ka thënë: "All-llahu i ka shikuar të gjitha zemrat e robëve të Tij dhe zemrën më të mirë e gjetë zemrën e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe e zgjodhi për Vete dhe ia dha pejgamberllekun. Pastaj, përseri i ka shikuar zemrat e robëve pasi e zgjodhi zemrën e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe gjeti zemrat e sahabëve zemrat më të mira nga të gjithë robërit dhe i bëri përkrahësa të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], të cilët edhe do të vritën për fenë e Tij." 8

Sahabij apo shok i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është ai përson, i cili e ka takuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke qenë besimtarë dhe ka vdekur duke qenë në këtë gjendje.

Për vlerën dhe mirësitë e Sahabëve aludojnë ajete dhe hadithe të shumta. Nga to janë:

"Me ata të cilët të parët përqafuan Islamin nga Muhaxhirunët (besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medinë) dhe Ansarët (besimtarët e Medinës që i strehuan dhe i ndihmuan ata) si dhe ata që i ndoqën besnikërisht ata (në Besim), me këta Allahu është mjaft i kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur për ta Kopshte të Begatë nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje përgjithmonë. Ky është ngadhënjimi madhështor." [Et-Tevbe, 100]

"Sigurisht që Allahu ishte i kënaqur me besimtarët kur ata të dhanë besën ty (O Muhammed) nën pemë. Ai e dinte mirë se ç’farë kishte në zemrat e tyre, pra Ai zbriti Es-Sekineh (butësinë, gjakftohtësinë e qetësinë) mbi ta dhe Ai i shpërbleu ata me fitore të afërt." [El-Fet'h, 18]

"Muhammedi ([sal-lallahu alejhi ve sel-lem]) është i Dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj mohuesve (të Allahut) dhe të mëshirshëm ndërmjet veti. I sheh ata duke u përkulur (në Ruku) dhe duke rënë me fytyrë në tokë (në Sexhde), duke kërkuar Begati nga Allahu dhe Kënaqësinë e Tij. Shenja e tyre (e Besimit të tyre) është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes (gjatë faljes). Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë (e mbjellë) e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i tërbojë mosbesimtarët me anë të tyre. Allahu u ka premtuar atyre të cilët besojnë (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, Muhammedin a.s. dhe e ndjekin Fenë e Allahut, Islamin deri në Ditën e Fundit) dhe punojnë mirësi e drejtësi (sipas këtij Besimi) falje dhe shpërblim tepër të madh (Kopshtet e Begatë të Xhennetit të Pafund)." [El-Fet'h, 29]

Këto dhe Ajete të shumta që All-llahu i lavdëron dhe shpreh kënaqësin e Tij ndaj tyre.

Ndërsa nga hadithet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Mos i shani shokët e mi, mos i shani shokët e mi! Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur njëri nga ju do të shpënzojë një sasi të arit sa kodra e Uhudit nuk do të ketë mundësi ta arrijë atë që ata kanë dhënë, e as gjysmën e saj." 9

Shkaku që sakrifica dhe mundi i tyre ishte më i vlefshëm është se ishte në kohën më të nëvojshme, në kohën kur gjendja ishte shumë e ngushtuar që kjo gjëndje nuk ishte tek të tjerët. Dhe shpënzimet e tyre ishin në ndihmë dhe mbrojtë të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], gjë që më pas nuk mund të jetë.

Gjithashtu ishin të gatshëm çdoherë për xhihad dhe adhurim ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].

All-llahu i Madhëruar thotë:

"Nuk janë njësoj ndërmjet jush ata që shpenzuan dhe luftuan para çlirimit (të Mekës). Të tillët janë në gradë më të lartë se ata që shpenzuan dhe luftuan më pas." [El-Hadid, 10]

Kjo sepse ata u ballafaquan me vështirësi të shumta, dhe në të njëjtën kohë ishin të dashur, të devotshëm, modestë, i jepshtin përparësi të tjerëve para vetës së tyre, luftuan në xhihad ashtu siç është më së miri. Andaj, vlerat e Sahabëve nuk arrihen dot as për një çast të vetëm, e as nuk arrihet pozita e tyre me asnjë gjë. Vlera nuk arrihen me krahasime, kjo është një mirësi e All-llahut, ia jep Ai kujt të dëshirojë." 10

Bejdavi [Allahu e mëshiroftë] thotë: "Kuptimi i hadithit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] "... sikur njëri nga ju do të shpënzojë një sasi të arit sa kodra e Uhudit nuk do të ketë mundësi ta arrijë atë që ata kanë dhënë, e as gjysmën e saj." Do të thotë se vlera dhe pozita e tyre që e arritën ata, qoftë edhe me dhënien e një ushqimit apo gjysmën e tij, nuk do të mund ta arrij kush edhe nëse e jep një sasi të arit sa kodra e Uhudit. Esenca që i sistemon këto kategori është sinqeriteti i pastër dhe qëllimi i lartë. 11 Sepse ata ishin pakicë dhe nevoja për ta ishte shumë e madhe." 12

Gjithashtu thuhet se arsyeja e pozitës së tyre të paarritshme është nga fakti se mundi dhe sakrifica e tyre është sebeb, shkak që Islami mori gjërësinë e tokës dhe që u ngrit lartë Fjala e All-llahut të Fuqishëm. E gjithashtu edhe xhihadin e tyre nuk mund dotë ta arrijë dikush pas tyre siç e bënë ata. Ata ishin pakicë dhe bënë punë të madhe. Sepse të luftosh duke shpresuar prap jetën nuk është njësoj sikur të luftosh duke mos e dashur më atë. 13

Transmeton Ibën Mes'udi [radijallahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: "Njerëzit më të mirë janë njerëzit e brezit tim, pastaj ata që vijnë më pas, pastaj ata që vijnë më pas." 14

Ata u bënë brezi më i mirë ngase i besuan Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] atëherë kur njerëzit e mohuan, ia besuan fjalët atëherë kur njerëzit e përgënjështruan. E nderuan dhe e rrespektuan, i ndihmuan dhe e dëgjuan dhe të gatshëm për te ishin çdoherë me pasurin dhe shpirtin e tyre dhe nuk u zmbrapsen nga xhihadi derisa Islami mori shtresë." 15

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Yjet janë siguruesit e qiellit, nëse ata zhdukën, qiellit i vijnë kanosjet. Dhe unë jam sigurues për Sahabët e mi, nëse unë largohem, Sahabët kanosën, ndërsa Sahabët janë sigurues të ummetit tim, nëse ata shkojnë ummetit tim i vijnë kanosjet." 16

Ky hadith aludon në fitnet dhe trazirat që u bënë pas brezit të Sahabëve, atëherë kur filloi të humbet sunneti dhe të ngjallën bidatët dhe të përhapën veprat e liga mbi fyryrën e tokës." 17

Transmeton Ebu Rakeh se ka thënë: Njëherë kam falur namazin e sabahut pas Aliut [radijallahu anhu], dhe kur dha selam u mënjanua në anë të djathtë. Vazhoi të qëndrojë aty derisa dielli u ngrit nga muri i xhamisë një shtizë, nga ai vërehetj një pikëllim dhe mërzi shpirtërore. Pastaj tha: "I kam parë Sahabët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që sot nuk shoh asgjë të ngjajshëm si ata. U zgjonin të lodhur e të dërmuar, në sytë e tyre kishte shenja sikur ata që ngushëllojnë në rastet e vdekjes. E kaluan natën duke qëndruan në këmbe në namaz dhe me kokë në sexhde dhe lexojshin Librin e All-llahut. E kur u zgjonin përseri përmendnin dhe kujtonin All-llahun dhe sytë e tyre lotojshin derisa i lagnin edhe rrobat e tyre." 18

Search site