VETITË E BESIMTARËVE

22/05/2008 13:59

 

VETITË E BESIMTARËVE



Ai që jeton sipas Kur'anit do t'i dojë ata që jetojnë sipas Kur'anit, pra besimtarët. Në sajë të besimit të tyre tek Allahu, besimtarëve u janë dhuruar disa veti për të cilat ia vlen t'i duash. Një besimtar do t'i kërkojë këto veti edhe tek besimtarët e tjerë dhe duke i parë në to ai do t'i çmojë.

Më poshtë po japim vetitë e dallueshme të besimtarëve të shpjeguara në Kur'an:

• Besimtarët i shërbejnë vetëm Allahut. Ata nuk adhurojnë në mendjet e tyre asnjë qenie tjetër përveç Tij. "(Sure el-Fatiha: 1-7; Sure an-Nisa':36)

• Ata kanë frikë Allahun. Nuk bëjnë asgjë që Allahu e ka ndaluar apo që është kundër dëshirës së Allahut."(Sure Al'Imran:102; Sure Ja Sin: 11; Sure et-Tagabun: 16; Sure ez-Zumer: 23)

• Ata besojnë vetëm tek Allahu."(Sure el-Bekare: 249; Sure et-Teube: 25-26)

• Kanë frikë vetëm Allahun."(Sure el- Ahsab: 39)

• Ata i janë gjithmonë mirënjohës Allahut. Mirëqenia apo varfëria nuk i bën ata të ndihen të lumtur apo keqardhës për veten e tyre."(Sure el-Bekare: 172; Sure el-Isra': 3; Sure Ibrahim: 7)

• Ata kanë siguri në besimin e tyre. Mendimi që të mos fitojnë pëlqimin e Allahut nuk u vjen kurrë. Ata i kryejnë shërbimet e tyre të palodhur e me zell."(Sure el-Huxhurat: 15; Sure el-Bekare: 4)

• Ata i binden Kur'anit. Ata i drejtojnë veprat e tyre në përputhje me ligjin Kur'anor. Ata e flakin menjëherë një sjellje kur kuptojnë se ajo nuk është në përputhje me mësimet e Kur'anit."(Sure al-A'raf: 170; Sure el-Ma'ideh: 49; Sure el-Bekare: 121)

• Ata e përkujtojnë vazhdimisht Allahun. Ata e dinë se Allahu është Dëgjuesi dhe Shikuesi i çdogjëje, dhe e kanë gjithmonë në mend Fuqinë e Përjetshme të Allahut."(Sure Al'Imran: 191; Sure er-Ra'd: 28; Sure en-Nur: 37; Sure al-A'raf: 205; Sure el-Ankebut: 45)

• Ata e njohin dobësin e tyre para Allahut. Jane të përulur. (Kjo s'do të thotë se janë të dobët)."(Sure el-Bekare: 286; Sure al-A'raf: 188)

• Ata e dinë se nuk do t'u ndodhë asgjë përveç asaj që u ka përcaktuar Allahu. Ata nuk lodhen tepër për diçka e janë gjithmonë të qetë dhe mbështeten tek Allahu."(Sure et-Teube: 51; Sure et-Tagabun: 11; Sure Junus: 49; Sure el-Hadid: 22)

• Qëllimi i tyre kryesor është jeta e përtejme. Ata kanë të mira dhe në këtë botë dhe përpiqen ta përmirësojnë atë."(Sure an-Nisa':74; Sure Sad: 46; Sure al-A'raf:31-32

• Ata kanë shokë të afërt vetëm Allahun dhe besimtarët."(Sure al-Ma'ideh: 55-56; Sure el-Muxhadilah: 22)"

• Ata janë njerëz të kuptueshëm. Nuk e humbin kurrë ndjenjën e devotshmërisë, janë të kujdesshëm dhe vigjilentë në çdo moment. I shërbejnë gjithmonë interesave të besimtarëve dhe të fesë.(Sure Gafir: 54; Sure ez-Zumer: 18)

• Ata përpiqen sa të munden për në rrugën e Allahut. Luftojnë me mosbesimtarët mbi baza intelektuale, sidomos me prijësit e mosbesimit. Nuk ndihen kurrë të zhgënjyer apo të dobët në këtë luftë."(Sure el-Enfal: 39; Sure el-Haxh: 78; Sure el-Huxhurat: 15; Sure et-Teube: 12)

• Nuk ngurrojnë të thonë të vërtetën. Nuk i dëgjojnë talljet dhe sulmet e mospranuesve dhe nuk kanë frikë nga çensura e njerëzve."(Sure el-Ma'ideh: 54,67; Sure al-A'raf: 2)

• Përdorin mënyra të ndryshme për të përcjellë mesazhin e Allahut e të mbledhin njerëz rreth fesë së Allahut."(Sure Nuh: 5-9)

• Ata nuk i shtypin të tjerët. Janë të mëshirshëm dhe zemërbutë."(Sure en-Nehl: 125; Sure et-Teube: 128; Sure Hud: 75)

• Ata nuk rrëmbehen nga zemërimi i tyre; janë tolerantë dhe falsë."(Sure Al'Imran: 134; Sure al-A'raf: 199; Sure esh-Shu'ara': 40-43)

• Janë njerëz të besueshëm. I befasojnë njerëzit me personalitetin e tyre të fortë dhe i bëjnë të ndjejnë besueshmërinë e tyre."(Sure ed-Dukhan: 17-18; Sure et-Tekuir: 19-21; Sure el-Ma'ideh:12; Sure en-Nehl: 120)

• Akuzohen si magjistarë apo të çmendur."(Sure al-A'raf: 132; Sure Junus: 2; Sure Sad: 4; Sure el-Hixhr: 6; Sure el-Kemer: 9)

• Mbi ta ushtrohet shtypje."(Sure esh-Shu'ara: 49,167; Sure el-Ankebut: 24; Sure Ja Sin: 18; Sure Ibrahim: 6; Sure en-Neml: 49,56; Sure Hud: 91)

• Ata janë të durueshëm përballë fatkeqësive."(Sure el-Ankebut: 2-3; Sure el-Bekare: 156, 214; Sure Al'Imran: 142,146,195; Sure el-Ahsab: 48; Sure Muhammed: 31; Sure En'am: 34)

• Nuk kanë frikë nga vuajtjet apo vdekja."(Sure et-Teube: 111; Sure Al'Imran: 156-158, 169-171, 173; Sure esh-Shu'ara: 49-50: 49-50; Sure es-Saffat: 97-99; Sure an-Nisa': 74)

• Ata sulmohen dhe përqeshen nga mosbesimtarët."(Sure el-Bekare: 14,212)

• Ata janë nën mbrojtjen e Allahut. Të gjitha intrigat dhe komplotet kundër tyre janë të kota. Allahu i mbron kundër çdo shpifjeje e ngatërrese dhe i lartëson ata."(Sure Al'Imran: 110-111, 120; Sure Ibrahim: 46; Sure el-Enfal: 30; Sure en-Nehl: 26; Sure Jusuf 34; Sure el-Haxh: 38; Sure el-Ma'ideh: 42,105; Sure an-Nisa': 141)

• Ata e trajtojnë Shejtanin dhe ndjekësit e tij si armiq."(Sure Fatir: 6; Sure ez-Zuhruf: 62; Sure el-Mumtahineh: 1; Sure an-Nisa': 101; Sure el-Ma'ideh: 82)

• Ata luftojnë me hipokritët. Nuk mbajnë shoqëri me njerëz që shfaqin vetitë e hipokritëve."(Sure et-Teube: 83,95,123)

• Ata veprojnë duke u këshilluar me njëri-tjetrin."(Sure esh-Shura: 38)

• Ata nuk vuajnë për jetesat e mira të mosbesimtarve."(Sure el-Kehf: 28; Sure et-Teube: 55; Sure Ta Ha:131)

• Atyre nuk u bëjnë përshtypje të mirat materiale apo gjendja shoqërore."(Sure el-Haxh: 41; Sure el-Kasas: 79-80; Sure en-Nehl: 123)

• Ata e kryejnë çdo vepër devotshmërie në mënyrën më të mirë."(Sure el-Bekare: 238; Sure el-Enfal:3; Sure el-Mu'minun: 1-2)

• Ata nuk ndjekin turmën por vetëm kriterin e parashtruar nga Allahu."(Sure En'am: 116)

• Ata përpiqen të afrohen sa më shumë tek Allahu dhe të shërbejnë si shembuj për ata që besojnë."(Sure el-Ma'ideh: 35; Sure Fatir: 32; Sure Vaki'a: 10-14;Sure el-Furkan: 74)

• Ata nuk ndikohen nga Shejtani."(Sure al-A'raf: 201; Sure el-Hixhr: 39-42; Sure en-Nehl: 98-99).

• Ata nuk ndjekin verbërisht baballarët e tyre. Sillen në përputhje me mësimet Kur'anore."(Sure Ibrahim: 10; Sure Hud: 62,109)

• Nuk lejojnë keqtrajtimin e grave."(Sure en-Nur: 4; Sure et-Talak: 6; Sure el-Bekare: 231, 241; Sure an-Nisa': 19)

• Evitojnë tepritë."(Sure En'am: 141; Sure el-Furkan: 67)

• Ata ruajnë moralin dhe martesën e tyre dhe e kalojnë jetën martesore ashtu si dëshiron Allahu."(Sure el-Mu'minun: 5-6; Sure en-Nur: 3,26,30; Sure el-Bekare: 221; Sure el-Ma'ideh: 5; Sure el-Mumtahineh: 10)

• Janë modest në praktikimin e detyrimeve të tyre."(Sure el-Bekare: 143; Sure an-Nisa': 171)

• Janë vetëmohues."(Sure al-Insan: 8; Sure Al'Imran: 92, 134; Sure et-Teube: 92)

• Janë të kujdesshëm ndaj pastërsisë."(Sure el-Bekare: 125, 168; Sure el-Muddethir: 1-5)

Ata i venë rëndësi estetikës dhe artit."(Sure Saba': 13; Sure en-Neml: 44)

• Ata nuk spiunojnë apo shpifin për besimtarët e tjerë."(Sure el-Huxhurat: 12)

• Ata evitojnë xhelozinë."(Sure an-Nisa': 128)

• Ata kërkojnë falje nga Allahu."(Sure el-Bekare: 286; Sure Al'Imran: 16-17, 147, 193; Sure el-Hashr: 10; Sure Nuh: 28)

Search site