Të drejtat dhe obligimet e bashkëshortëve

22/05/2008 15:59

Të drejtat dhe obligimet e bashkëshortëve


Allahu, subhanehu we teala, thotë:
“Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi...”, dmth gratë kanë ndaj burrave të drejta, njejtë sikundër kanë edhe burrat ndaj grave. Për këtë, le ti kryejë obligimet e veta çdo njëra palë ndaj tjetrës, ashtu si lypet.

Muslimi transmeton në Sahihun e tij prej Xhabirit se i Muhammedi salallahu alejhi we selem në ligjeratën e tij në haxhin e lamtumirës tha: “Kini frikë Allahut në qëndrimin tuaj ndaj grave, sepse ju i keni marrë ato me besën e Allahut dhe me fjalët e Allahut, ju janë lejuar marrëdhëniet intime me ato. Ato kanë obligim ndaj jush që të mos lejojnë të hyjë në shtëpinë tuaj asnjë pa lejen tuaj, e nëse bëjnë këtë, atëherë, goditni, por jo shumë. Ju keni obligim ti furnizoni dhe tu siguroni veshje, në mënyrë korrekte.” (Muslimi)

Në hadithin e Behz Ibn Hakimit të transmetuar prej Muavije ibn Hide El-Kureshijut, që përcjell prej babait, pastaj prej gjyshit të tij se ka thënë: O, i Dërguari i Allahut, çfarë obligimi kemi ndaj grave? I Dërguari salallahu alejhi we selem tha: “Ta ushqesh, ta veshës, mos i mëshosh fytyrës, mos i thuash se është e gërditshme dhe mos e qortosh, pos se në shtëpi." (Ebu Davudi)

Vekiu transmeton prej Beshir ibn Sulejmanit, që përcjell prej Ikrimes se Ibn Abasi ka thënë: Unë dua të zbukurohem për gruan time, ashtu siç dua edhe ajo të zbukurohet për mua, sepse Allahu i Madhërishëm thotë: “Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi...” Këtë e transmetojnë edhe Ibn Xheriri dhe Ibn Ebi Hatimi.

Përparsia e burrave ndaj grave

Fjalët e të Lartmadhërishmit “e burrave u takon një përparësi ndaj tyre...”, dmth atyre u takon përparësi në krijaturë (aspektin fizik), vetitë morale, pozitë, dëgjimin e urdhrit, mirëmbajtjen e familjes, realizimit të dobive dhe mirësive të kësaj dhe botës tjetër, sikundër thotë i Lartmadhërishmi:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre...” (En-Nisa, 34)

Marre nga: Tefsiri i Ibn Kethirit.

Search site