Pejgamberi i All-llahut qan për ummetin e tij .

18/05/2008 13:02

Pejgamberi i All-llahut qan për ummetin e tij .


Vëlla i dashur muslimanë, Pejgamberi i All-llahut Subhanehu ve Te'ala, përmallohet për ty, kurse faktikisht ti edhe atë ditë kur cenohet nderi i Pejgamberit të All-llahut Subhanehu ve Te'ala, ti nuk brengosesh dhe dy fjalë për Pejgamberin ske guxim me i thanë. Vëlla i dashur muslimanë, ky është i Dërguari i All-llahut Subhanehu ve Te'ala, që çdo send sakrifikoi për ummetin e tij ndërsa ummeti i tij ngaflet. Pejgamberi i All-llahut qan për ummetin e tij, ndegjoe një hadith që e ka nxjerr Imam Muslimi:
Kur Pejgamberi Alejhi Salatu ve Selam, lexoi fjalën e Ibrahimit Alejhi Selam që All-llahu na përshkruajti në Kur`an dhe tha: "O Zot i madhë, nese ke vendos me i denu robët e Tu, Ti je më i mëshirshëm për ta, e nëse jau fal Ti je i Mëshirshmi dhe i Urti."
Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem pasi që e lexoi këtë fjalë i ngriti duart dhe tha:
"O Zot, Ummeti im, Ummeti im" (pastaj qajti Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem)
All-llahu Subhanehu ve Te'ala e dinte gjendjen e Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem mirpo e qoj Xhibrilin Alejhi Selam që ta pyet Muhammedin SalAll-llahu Alejhi ve Selem, se pse aq shumë po qan ? Erdh Xhibrili Alejhi Selam, erdh te Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem dhe e pyeti. I tregoj Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem, se ajo që e vëri aq shumë me qajt është derti i madhë që e ka pas për ummetin e tij. Pastaj All-llahu i qoj selam në përmjet Xhibrilit dhe i tha:
"O Muhammed, mos u brengos se Ne, kemi me të ba të kënaqur me ummetin tënd në Diten e Gjykimit"
Ja pra, Muhammedi SalAll-llahu Alejhi ve Selem po qan për ummetin e vet. Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem, në Ditën e Gjykimit dertin më të madhë e ka për ummetin e tij, për atë transmetohet në shumë hadithe që Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem e banë këtë dua dhe thotë:
"O Zot i madhë na shpëto, na shpëto"
Vëlla i dashur muslimanë, Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem, për ty dhe për ummetin e tij ju kthy All-llahut Subhanehu ve Te'ala shumë her atë ditë kur u ngrit
në Miraxh për ta lehtësu Ibadetin derisa Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem tha:
"Aq shumë u ktheva te All-llahu, aq shumë i kërkova All-llahut që të banë lehtësim për ummetin tim derisa u turpërova" .
E në fund All-llahu më tha:
"O Muhammed, kam ba lehtësim për ummetin tënd".
Ai që i falë 5 vaktet e namazit, e ka shpërblimin sa vakte namaz. Pejgamberi i All-llahut vëlla i dashur muslimanë, banë ibadete për ummetin e tij, ky është Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem, kur e fali teravin e parë, dhe e fali teravin e dytë e pastaj nuk dul në teravin e tretë dhe pasi që e fali sabahun tha:
"VAllahi nuk më ka pengu që të dal, vetëm se jam frik se po ju bëhet obligim e pastaj do ta keni vështir"
Pejgamberi i All-llahut u dhimt shumë për ummetin e tij, vallë, sa jemi na që na dhimbset nderi i Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem, vallë, sa na brengosin fjalët e pabesimtarëve kur cenohet krijesa më e dashur e All-llahut Subhanehu ve Te'ala. Ky është i Dërguari i All-llahut Subhanehu ve Te'ala, i cili e pat një lutje, që All-llahu ja dhuroj nga një lutje çdo pejgamberi, a e din more vëlla i dashur muslimanë, se Pejgamberi i All-llahut, që këtë lutje e ruajti për ty, këtë lutje e ruajti për ummetin e tij.
Ndegjoe këtë hadith që Pejgamberi i All-llahut na tregon dhe thotë: "çdo pejgamber e ka pas nga një lutje, që ajo lutje ka qen e pranuar te All-llahu Subhanehu ve Te'ala, çdo pejgamber e ka shfrytëzuar luten e tyre, kurse unë lutjen time e kam ruajtur për ummetin tim në Ditën e Gjykimit", dhe atë ka me përfshi çdo kënd që vdes pa i ba All-llahut shirk, pra All-llahu Subhanehu ve Te'ala, në Kur`ani Kerim na ka tregu për këtë njeri të madhë, për këtë mësues të ndershëm që All-llahu tha në Kur`ani Kerim:
"Ju ka ardh i Dërguar prej llojit të juaj, i dhimbshëm fort për dhimbjet tuaja, i kujdes'shëm për ju, për besimtarët i urt dhe i mëshirshëm"
Pejgamberi i All-llahut ka qenë i urt dhe i mëshirshëm për ummetin e tij, vallë çka ndodhi me këtë ummet që e braktisin Sunnetin e tij, çka ndodhi me këtë ummet që e harruan ummetin e tyre, çka ndodhi me këtë ummet që nuk u pikëlluan dhe nuk u mërziten edhe atë ditë kur u cenu nderi i Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem. Vëllezër të ndershëm muslimanë, All-llahu Subhanehu ve Te'ala, na ka ba obligim që ne ta mbrojm dhe ta përkrahim Pejgamberin SalAll-llahu Alejhi ve Selem. All-llahu tha në Kur`ani Kerim:
"Ne e kemi dërgu Muhammedin (SalAll-llahu Alejhi ve Selem) deshmitarë, përgëzues dhe qortues, e kemi dërgu që ta besoni All-llahun dhe ta besoni të Dërguarin e Tij, dhe ta përkrahni që ta ndihmoni dhe ta rrespektoni dhe ta madhëroni All-llahun në mëngjes dhe mbrëmje"

Search site