Njësimi i All-llahut me emrat e bukur dhe atributët e Tija të larta

18/05/2008 20:16

Njësimi i All-llahut me emrat e bukur dhe atributët e Tija të larta


Vërtetësia e emrave dhe atributëve të All-llahut argumentohet me Kur'an, sunet dhe logjikë.
Së pari: Nga Kur'ani
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre." [el-A'raf, 180]
Në këtë ajet All-llahu (subhanehu ve teala) pohoi për veten e Tij emra dhe njoftoi se ata janë të bukur dhe urdhëroi që t'i lutemi me ta që të thuhet: O All-llah, o i Gjithmëshirëshëm, o Mëshirues, o Ti që je i Gjallë, o Ti që mbanë qiejt dhe tokën, o Zoti i gjithësisë etj. Dhe i kërcënoi ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. D.m.th. ata largohen nga e vërteta ndaj emrave të All-llahut ose me mohimin e tyre, ose me komentimin e tyre (te’vil) në kuptim të jo vërtetë e të tjera nga llojet e shtrembërimit. Në këtë ajet All-llahu (subhanehu ve teala) i kërcënoi ata se do t'i shpërblejë me dënim për veprat që kanë bërë.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "All-llahu është Një, që nuk meriton askush të adhurohet pos Tij. Ai ka emrat më të bukur". [Taha, 8]
"Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër pos Tij që meriton adhurmin vetëm Ai e di të fshehtën dhe të dukëshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij që meriton adhurimin, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) Mbikqyrës (që mbikqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I Lartësuar është All-llahu nga ajo çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tijët janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!" [el-Hashr, 22-24]

Së dyti: Nga Suneti
Transmeton Ebu Hurejre (radijallahu anhu) se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: "All-llahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqindë pa një, ai i cili i mëson (punon me ta dhe e di kuptimin e tyre) do të hyjë në xhennet". (Muttefekun alejhi)
Emrat e All-llahut nuk janë të kufizuar në këtë numër. Argument është transmetimi i Abdullah bin Mes'udi (radijall-llahu anhu) i cili thotë se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) kur bënte dua thoshte: "Të lutem Ty o Zot me çdo emër që është i Yti, e ke emërtuar Veten me të, ose e ke zbritur atë në librin Tënd, ose ia ke mësuar ndonjërit nga krijesat e Tua, ose e ke ruajtur atë në diturinë e të fshehtës (gajbit) që t'a bësh Kur'anin freski për zemrën time". (trans. Ahmedi në Musnedin e tij dhe hadithin e ka vërtetuar Ibni Hibbani)
Nga ky hadith kuptojmë se emrat e All-llahut nuk janë të kufizuar në numrin nëntëdhjetë e nëntë. Por qëllimi i hadithit është -All-llahu e di më së miri- se ai i cili i mëson këta nëntëdhjetë e nëntë emra, i lutet me ta All-llahut dhe e adhuron Atë , do të hyjë në xhennet, dhe kjo është specifikë e këtyre emrave.
Pra, çdo emër prej emrave të All-llahut, përmbanë në vehte atribut prej atributeve të Tij.
Shembull: Emri i All-llahut i Dituri përmbanë cilësinë e dijes, i Urti përmbanë me vehte urtësinë, Dëgjuesi, Pamësi, përmbajnë në vehte cilësinë e të dëgjuarit dhe të pamurit e kështu me radhë. Pra, çdo emër përmbanë apo argumenton për cilësi prej cilësive të All-llahut.
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë." [el-Ihlas, 1-4]
Transmeton Enesi (radijall-llahu anhu) dhe thotë: Ishte një njeri nga Ensarët, i cili iu printe njerëzve imam në xhaminë e Kubasë dhe çdo herë që falte namaz së pari fillonte me suren el-Ihlas (Kul huvaAll-llahu ehad), pastaj lexonte një sure (kaptinë) tjetër pas saj. Këtë e vepronte në çdo rekatë. Shokët e tij i thanë: Ose lexoje vëtëm suren el-Ihlas, ose lexoje një tjetër dhe lëre këtë. Tha: Unë nuk e lë leximin e kësaj sure. Nëse dëshironi t’u jem imami juaj me këtë, në rregull, e nëse nuk e pëlqeni këtë gjë, iu lë. Por, ai ishte ndër më të mirët në mesin e tyre, dhe nuk e pëlqenin që t’iu prijë dikush tjetër pos tij. Erdhi Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) dhe i treguan për ngjarjen. Tha: O Filan, çfarë të ndalon të veprosh atë që të urdhërojnë (preferojnë) shokët tu? Cfarë të shtyu të fillosh rekatën në çdo namaz me këtë sure? Tha: e dua këtë sure. Tha (Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) ): “Dashuria ndaj saj të ka futur në xhennet”. (trans. Buhariu)
Transmeton nëna e besimtarëve, Aishja (radijAll-llahu anha) se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e dërgoi një njeri tek një brigadë ushtrie për t’iu prirë imam në namaz, dhe ai e përfundonte namazin me “Kul huvaAll-llahu ahadë”. Kur u kthyen (nga lufta) e njoftuan Pejgamberin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe tha: Pyetne përse e vepron këtë? E pyetën dhe tha: përshkak se ajo sure posedon cilësi të Gjithmëshirshmit, dhe unë dëshiroj të lexoj atë sure. Tha Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem): Njoftone se All-llahu (subhanehu ve teala) e do atë”. (trans. Buhariu)
All-llahu (subhanehu ve teala) në shumë vende në Kur’anin Fisnik ka informuar se posedon atribute dhe cilësi të larta (subhanehu ve teala).
Kështu All-llahu (subhanehu ve teala) njfton se Ai posedon dy duar.
Thotë: “Atë që kam krijuar me dy duart e Mia” [Sadë, 75]
“Dy duart e All-llahut janë të shtrira”. [el-Maide, 64]
Poashtu ka njoftuar se Ai (subhanehu ve teala) dëshiron, hidhërohet dhe shumë atribute tjera me të cilat e ka cilësuar Veten dhe e ka cilësuar me to i Dërguari i Tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).


Marrë nga libri:
El-Erbaune El-Bazijeh
fil-Akideti vel-Ibadeti ves-Suluk
Ahmed El-Imran

__________________

Search site