Të dua o All-llahu im!


Nga malli i madh më vjen të kafshoj edhe oksigjenin e padukshëm, që e krijoi i Padukshmi enkas për ne.

Nga etja e madhe më vjen të dehem me lotët e mi aq të nxehtë që moti janë njoftuar me faqet e mia, aq shumë u pëlqyen që nga takimi i parë sa që dehja nuk tregon shenjë largimi.

Në mesnatë atëherë kur askush pos All-llahut xh.sh. nuk dëgjon frymëmarjet tua, sepse Ai është më afër se damari i qafës tënde, kërkoje edhe hijen tënde që së bashku me të të falenderosh All-llahun xh.sh. që ta mundësoj edhe këtë herë ti çosh duart lart.

'' Ne e krijuam njeriun dhe Ne e dimë se çpëshpërit ai në vetvete, dhe Ne jemi më afër se damari i qafës së tij ''
Kur'an - Sure Kaf / 16

Në qiellin e hapur çoje shikimin lartë, foli hënës dhe yjeve sepse edhe ato të folin ty me dritën e tyre të pafund, edhe pse në sytë e hënës dukesh shumë i vogël megjithatë hëna nuk pushon të të shoqëroj. Shqyptoje ajetin kur'anor bashk me hënën:

''Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje ?
Mandej herë pas herë drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur''
Kur'an - El Mulk 3 / 4


Gjatë përplasjes së buzëve duke iu lutur All-llahut xh.sh. vështroj me kujdes fjalët tua tek dalin prej goje dhe të kapura dorë për dore vallzojnë deri në qiellin e shtatë, trokasin në portën e Mëshiruesit ku pranohen të hyjnë pa kurfar dyshimi.

'' E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua : Unë jamë afër I përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet ''
Kur'an - El bekare / 186

Hafsa XHEMAILI