Kushtet e islamit

ndodhinë që e ka transmetuar Umeri r.a.:

“Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari i All-llahut a.s., kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ul pranë të Dërguarit të All-llahut a.s. duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha:

-O Muhammed, më trego ç’është Islami? - i Dërguari i All-llahut a.s. tha:
-Islam është të dëshmosh se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh ramazanin dhe ta vizi*tosh Ka’bën, nëse ke mundësi! - ai tha:

-Të vërtetën e the. - ne u çuditëm (thotë Umeri r.a.): Po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha:
-Më trego ç’është imani? - (i Dërguari i All-llahut a.s.) tha:
-Ta besosh All-llahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e Fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të së mirës dhe së keqes.

 

-Të vërtetën e the - tha ai dhe shtoi:
-Më trego ç’është ihsani? - (Muhammedi a.s.) tha:
-Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty. - tha:

-Më trego kur është Çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)? - (Muhammedi a.s.) tha:
-Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga pyetësi. - tha:
-Më trego mbi shenjat e tij? (Muha*mmedi a.s.) tha:

-Kur robëresha t’i lindë vetes zonju*shë dhe kur të shihen barinjtë këmbë*zbathur, të zhveshur e të mjerë se si ga*rojnë në ndërtimin e godinave të mëdha. - ‘Umeri r.a. thotë: pastaj ai shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Më vonë (i Dërguari a.s.) tha:

-O Umer, a e di se kush ishte pyetësi? - thash:
-All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë. - tha:
-Vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj.